Telegrafi

Regjisori James Cameron tregon se pse “Avatar 2” do të zgjasë më shumë se tri orë

James Cameron ka zbuluar arsyen pse filmi “Avatar 2” do të zgjasë më shumë se tri orë.

Regjisori 68-vjeçar tha se koha e transmetimit për filmin e quajtur “Avatar: The Way Of Water” ishte për shkak të theksit të karakterit të vazhdimit.

“Qëllimi është të tregojmë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale”, tha Cameron në një intervistë për revistën “Total Film”, shkruan DailyMail.

“Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet. Ne nuk kemi shpenzuar aq shumë kohë për marrëdhëniet dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për shërbim”, shtoi ai.

“Avatar 2” tregon historinë e Jake Sully [rol i luajtur nga Sam Worthington] dhe Neytiri [rol i luajtur Zoe Saldana] të cilët kanë pesë fëmijë pasi ranë në dashuri në filmin origjinal.

“Njerëzit thonë, ‘O Zot, një histori familjare nga Disney? Vetëm ajo që duam’. Kjo nuk është ajo lloj historie familjare. Kjo është një histori familjare si ajo se si The Sopranos është një histori familjare”, sqaroi Cameron.

Zoe, 44 vjeçe, dhe aktori australian Sam, 46 vjeç, komentuan gjithashtu dinamikën e re të familjes në filmin e ri që do të publikohet së shpejti.

Ata janë ‘të kompromentuar në një nivel shumë më të thellë’, tha Zoe.

“Kur ke fëmijë dhe kujdesesh për mirëqenien e tyre, emocione të ndryshme të zhyten”, shtoi ajo.

Semi ishte më i drejtpërdrejtë dhe tha: “Ata janë prindërit nga ferri, nëse do t’u thuash fëmijëve të tyre”.

Marrëdhënia e tyre testohet nga fëmijët e tyre dhe sfidohet edhe më shumë nga kthimi i Administratës së Zhvillimit të Burimeve (RDA) për të shfrytëzuar oqeanet e Pandorës.

“Avatar: The Way Of Water” është planifikuar të shfaqet në kinema më 16 dhjetor. “Avatar 3” ka përfunduar xhirimet kryesore dhe është planifikuar të dalë më 20 dhjetor 2024. Vazhdimet e mëvonshme janë planifikuar të dalin në dhjetor 2026 dhe dhjetor 2028.

Filmi “Avatar” i vitit 2009 gjatë shfaqjes së tij teatrale u bë filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe ka fituar 2.9 miliardë dollarë (2.7 miliardë euro). /Telegrafi/