Telegrafi

Regjisori i flmit “Vulë”, Valmir Tertini ftohet si anëtar jurie në një nga festivalet e filmit në Indi

Foto: Valmir Tertini/Facebook

Filmi “Vulë” i regjisorit kosovar, Valmir Tertini, ka shënuar suksese të shumta në disa festivale ndërkombëtare.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Regjisori i filmit, Valmir Tertini, vitin e kaluar ishte shpallur “regjisori më i mirë”, në festivalin e filmit, Lake City International Film Festival, në Indi.

Pas suksesit me këtë çmim, LCIFF, e ka ftuar regjisorin Tertini në cilësinë e anëtarit të jurisë.

Ai tashmë do të jetë pjesë e kësaj jurie, duke shprehur vlerësimin e tij për filmat që konkurrojnë këtë vit në këtë festival.

“Vitin e kaluar, si regjisori më i mirë në këtë festival, dhe tani jam i ftuar si juri vlerësuese. Falemnderit, me kënaqësi po e pranoj”, ka shkruar Valmiri në Facebook, duke treguar ftesën e marrë nga festivali. /Telegrafi/