Regjisori fitues i çmimit Oscar, Roman Polanski, dështoi në përpjekjen e tij për ta mbyllur një herë e mirë betejën e gjatë gjyqësore me drejtësinë amerikane.
Polanski u shpall fajtor për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977 në Kaliforni dhe u arratis për t’i shpëtuar dënimit.
Tani, pas 40 vjetësh një gjykatë e Los Angelesit refuzoi kërkesën e 83-vjeçarit për t’u kthyer në SHBA pa rrezikuar arrestimin.
Autoritetet amerikane prej vitesh po përpiqen të ekstradojnë regjisorin e njohur për filma të tille si “Chinatown” dhe “Pianisti”. Ai aktualisht jeton në Francë dhe gëzon shtetësinë franceze e atë polake. /Telegrafi/