Regjisori i “Rust” ka përshkruar momentin kur u qëllua nga aktori Alec Baldwin në xhirime të filmit.
Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-prodhuesi i filmit, po mbante armën kur qëlloi dhe vrau kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet pranë Santa Fe më 21 tetor 2021.
Joel Souza u godit nga i njëjti plumb që vrau Hutchins, por nuk ndoqi asnjë veprim ligjor.
Mbikëqyrësja e armëve, Hannah Gutierrez-Reed, është po ashtu në gjyq e akuzuar për vrasje të pavullnetshme.
65 vjeçari përballet me një gjyq të veçantë për të njëjtat akuza në korrik.
Të dy janë deklaruar të pafajshëm, me Baldwin që pretendon se ai kurrë nuk e ka tërhequr këmbëzën.
I thirrur për të dëshmuar në gjyqin e Gutierrez-Reed, Souza kujtoi se ai lëvizi pas Hutchins për të parë më nga afër këndin e kamerës – por nuk e pa kurrë armën që e qëlloi.
“Unë u ngrita pas saj vetëm për t’u përpjekur të shikoja në monitor dhe pati një zhurmë tepër të fortë”, theksoi ai.
Kjo ngjarje është në proces që nga viti 2021, pavarësisht së Alec nuk e pranon fajin. /Telegrafi/