Telegrafi

Regjisori i “Fast and the Furious”, Rob Cohen akuzohet për sulm seksual nga Asia Argento

Asia Argento ka akuzuar regjisorin e “Fast and Furious”, Rob Cohen, për sulm seksual.

Aktorja bëri për herë të parë akuzën e saj në gazetën italiane ‘Il Corriere della Sera’ javën e kaluar. Ajo vuri në dukje se ishte hera e parë që po fliste publikisht në lidhje me pretendimin e përdhunimit nga regjisori ndërsa punonte me të në filmin “xXx” së bashku me Vin Diesel dhe Samuel L. Jackson.

Argento konfirmoi komentet e saj për Variety të dielën, duke thënë në gazetën italiane se ishte e ftuar në një takim privat me Cohen, i cili dyshohet se i dha asaj GHB, një ilaç anestetik i përdorur për të droguar gratë para një sulmi.

Asia dhe Rob Cohen (Foto: Getty Images)

“Në atë kohë, me të vërtetë nuk e dija se çfarë ishte. U zgjova në mëngjes lakuriq në shtratin e tij”, shtoi Argento.

Në përgjigje të akuzave, Cohen bëri një deklaratë për Deadline duke mohuar kategorikisht rrëfimin e saj.

“Cohen kategorikisht e mohon akuzën e Asia Argento për sulm seksual, si absolutisht të rreme”, thuhet në deklaratë. “Kur ata punuan së bashku, ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune dhe Rob e konsideroi atë si një mike, kështu që ky pretendim që daton nga viti 2002 është befasues, veçanërisht duke pasur parasysh ato që janë raportuar në lidhje me të në vitet e fundit”.

Asia Argento (Foto: Reuters)

Asia thotë se do e diskutojë incidentin e pretenduar të Cohen në më shumë detaje në autobiografinë e saj të ardhshme “Anatomy of a Wild Heart” që do të publikohet më 26 janar.

Aktorja italiane më parë deklaroi se ishte përdhunuar edhe nga regjisori tjetër i njohur, Harvey Weinstein, në moshën 21 vjeçare. /Telegrafi/