Site icon Telegrafi

Regjisori i famshëm amerikan pyeti Putinin nëse do të bënte dush me një homoseksual, përgjigja e tij habiti të gjithë (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një interviste të realizuar me regjisorin e famshëm amerikan Oliver Stone, në kuadër të një dokumentari lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tij, ka treguar se çfarë do të bënte po të ishte në një nëndetëse së bashku me një homoseksual, me të cilin do të duhej të bënte së bashku dush, raporton “Bloomberg”.

“Më me dëshirë nuk do të shkoja në dush me të. Pse do të duhej ta provokoja?  Ju e dini se unë jam mjeshtër i xhudos”, ka deklaruar Putin, transmeton Telegrafi.

Regjisori i famshëm gjithashtu ka pyetur të parin e Kremlinit, nëse beson se ligji rus që ndalon propagandën rreth homoseksualitetit është diskriminim.

Derisa përgjigja e tij ishte e menjëhershme, ku sipas tij në Rusi nuk ekziston kurrfarë kufizimi, derisa në disa vende myslimane homoseksualët dënohen me vdekje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0FfVeeUgDv0

 

Exit mobile version