Site icon Telegrafi

Regjisori Bujar Kokonozi dhe dokumentari për Luftën e Kosovës

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, në rubrikën nostalgj,  regjisori Bujar Kokonozi ka folur për dokumentarin për Luftën e Kosovës, si një ndër momentet më të vështira të karrierës së tij.

“Kam bredhur nga Kosova deri poshtë në Konispolë dhe kam parë tmerre, kam parë vuajtje, kam parë dhimbje, kam parë djegie, shkatërrime etj… Atë film e shtriva në tri etapa të mijat. Për herë të parë në Kosovë kam qenë më 1979. i ftuar nga kolegët e Televizionit të Prishtinës; më 1996 kam bërë një koncert; dhe pastaj ishte lufta më 1998-99. E shfrytëzova krejt arkivin që kisha, filmime të viteve 1979, 1996 deh 1999. Sigurisht, fillimet kanë qenë në Shqipëri, ku prisja refugjatët, dhimbjen e tyre”, thotë ai.

Exit mobile version