Telegrafi

Regjimi i veçantë i trafikut te varrezat në Butel

Për shkak të festave të ardhshme si ‘festa e zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi dishepjut e Jezusit, pas ngjitjes së tij në qiell’ te varrezat e Butelit nga ora 07:00 ose derisa të ketë nevojë për rregullim të përshtatshëm, trafiku do të jetë i drejtuar përgjatë rrugës Aleksandar Urdareski, në fund të tregut “Butel”, pastaj në rrugën lokale në fshatin Mirkovcë dhe majtas për në rrugën Boca Ivanova deri te parkimi para varrezave, njofton MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për dalje automjetet duhet të lëvizin nëpër rrugën Boca Ivanova deri te unaza. Në ditët e mbetura, domthënë të premten dhe të dielën, te varrezat në Butel, Gjorçe Petrov dhe Kamnik nga policia e trafikut SPB-Shkup do të merren të gjitha masat e duhura për trafikun normal”, njoftoi policia. /Telegrafi/