Yll popi, dizajnere mode, nënë… Victoria Beckham njihet për shumë gjëra!
Por t’u shfaqurit e pa rregulluar, nuk është ndër to, transmeton Telegrafi.
Victoria njihet si person me shije të shtrenjtë, e cila shpenzon shumë kohë dhe mund në pamjen e saj fizike.
Prandaj nuk është aspak befasi se në një intervistë të fundit me blogun e bukurisë ‘IntoTheGloss’, 43-vjeçarja ka zbuluar se e ka një regjim ditor të bukurisë që është gjithçka përveçse i lirë për kah çmimi!
Në fakt, ekspertët thonë se ish- pjesëtarja e Spice Girl shpenzon 648 funte në produkte të kujdesit të lëkurës, 366 në produkte makijazhi, 124 në locione të trupit dhe 66 funte në flokët e saja.
Victoria me të vërtetë se është ikonë e bukurisë! Të rikujtojmë shtatorin e vitit 2016 kur kishte lansuar koleksionin e saj të makijazhit dhe që ishte shitur menjëherë! /Telegrafi/