Në organizim të Federatës çikliste të Maqedonisë, nesër nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do të mbahet garë me biçikleta “Trofeu Kalaja 2018”.
Traseja e lëvizjes do të fillojë nga rruga “Somoilova” (Muzeu i arteve bashkëkohore) përgjatë rrugës “Lazar Liçenoski” (përreth Kalasë së Shkupit) deri te rruga “Samoilova” (Muzei i arteve bashkëkohore), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të garës, siç informojnë nga MPB-ja, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët që gravitojnë në afërsi të trasesë.
Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit./Telegrafi/