Telegrafi

Regjim i veçantë i komunikacionit në qendër të Shkupit

Për shkak të mbajtjes së një gare demonstrative me biçikleta, rrota, skuter, garë për fëmijë, si dhe një garë prindërish me karroca bebesh, me titull “Drejt vozisni, vozitni shëndetshëm” sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00 në qendër të Shkupit do të ketë një regjim të veçantë të qarkullimit nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e garës.

Siç informojnë nga MPB, pozita e nisjes së garës është nga Porta Makedonija, djathtas në rrugën “Dimitrie Çuposki”, djathtas në rrugën “Vasil Glavinov”, drejt në bulevardin “OBRM-PDUKM”, majtas përgjatë bulevardit “Ilinden” deri në kryqëzimi me rrugën “Naum” Naumovski Borçe” – Parku i qytetit, afër monumentit Goce Dellçev.

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.