Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak protesës që e ka njoftuar partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të ketë regjim të posaçëm në një pjesë të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit për periudhën para protestës dhe gjatë protestës.
“Nga Ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup organizuar nga një parti politike me relacionin e lëvizjes nga sheshi ‘OBRM’, djathtas në rrugë ‘Dame Gruev’ dhe ‘Vasil Gllavinov’, për të shkuar drejt në sheshe ‘OBRM’ dhe ‘Ilinden’ për të përfunduar në objektin e Qeverisë. Nga këto arsye do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit para dhe gjatë mbajtjes së protestës”, kumtojnë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesë gjithashtu ju bëhet apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policorë./Telegrafi/