Telegrafi

Regjim i posaçëm trafiku në Shkup

Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”.

“Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit”, njofton MPB.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.