Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup paralajmëron regjim të veçantë komunikacioni për shkak të ndeshjes së sotme mes Vardarit dhe Fenerbahçes, e cila do të luhet në stadiumin “Filipi II” në Shkup.
Prej orës 14 do të mbyllet një pjesë e rrugës “Aminta II”, në shtegun prej udhëkryqit me “Jordan Xhinot” deri tek stadiumi i qytetit. Në stadium do të lëshohen vetëm makinat me leje të veçantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasdite do të ndërmerren masa për pastrimin dhe zhvendosjen e makinave të cilat kanë qenë të parkuara rreth stadiumit.
Policia apelon që gjithë pjesëmarrësit në stadium do të respektojnë rregulla, ndërsa nëse në ndeshje vijnë me makina, për parking t’i shfrytëzojnë hapësirat e lejuara./Telegrafi/