Kosova pësoi një humbje 2-0 nga Turqia në një takim ku djelmoshat tanë po tregojnë se dinë të luajnë futboll dhe se e ardhmja është e tyre.
Në një atmosferë fantastike ku ishin mbi 33 mijë tifozë, kishte edhe nga Kosova.
Tifo grupi i Kosovës, ‘Dardanët’, kanë shpalosur një mesazh fantastik në stadiumin e Antalyas, por që regjia turke nuk e fokusoi atë.
“Dardanët. E dimë kush jemi, dhe si ndihemi”, shkruhej në mesazhin e tifo grupit kosovar Dardanët që në hartën e Kosovës ishte edhe flamuri kombëtar shqiptar.
Kujtojmë që në stadiumin e Antalyas ishin rreth 2000 mijë tifozë kosovar. /Telegrafi/