Site icon Telegrafi

Regjenerues për flokë nga vaji i ullirit

Pjesën e mbetur shpërndajeni nëpër pjesët tjera të flokëve, por shmangni rrënjët e flokëve. Lëreni dhjetë minuta, ashtu që flokët të thithin aq sa kanë nevojë. Pastaj krihni dhe krijoni një model flokësh. Flokët do të thithin vajin, gjë që do të definojë dredhat dhe do t’u japë peshë flokëve.

Flokët shumë të thata masazhojini me dy lugë të vogla me vaj ulliri, nga rrënjët e deri te majat. Zhyteni peshqirin në ujë shumë të nxehtë, shtrydheni dhe lidheni në kokë, dhe lëreni ashtu për 30 minuta.

Pas gjysmë ore, lani flokët me shampon si zakonisht dhe krijoni stilin tuaj të flokëve. Kjo do të rigjenerojë flokët tuaja që nga thellësia dhe do t’u japë njomësi dhe shkëlqim. /Telegrafi/

Exit mobile version