Instituti për Shëndetë ka regjistruar 1.119 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Shkup – 512, Strumicë – 104, Gostivar – 102, Kumanovë – 79, Kërçovë – 56, Veles – 25, Prilep – 24, Shtip – 23, Dibër – 22, Manastir – 21, Kavadar – 18, Koçan dhe Resnjë nga 16, Radovish-15, Sveti Nikollë – 13, Gjevgjeli – 11, Kartovë – 10, Probistip – 8, Dellçevë – 7, Tetovë – 6, Negotin, Bogdanci dhe Makedonski Brod nga 5, Vinicë – 4, Berovë – 3, Vallandovë – 2 , Strugë, Kriva Pallankë, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi, Dojran dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.203.819 teste për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 181.620, numri i pacientëve të shëruar është 161.515, numri i vdekjeve është 6.153, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.952./Telegrafi/