Site icon Telegrafi

Reggae në listën trashëgimore të UNESCO-s

Reggae është shtuar në listën e thesareve kulturore ndërkombëtare, të cilën Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar të denjë për mbrojtje dhe promovim.

Muzika, e cila u fillet i ka në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar në Xhamajkë në sajë të artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, u shtua në koleksionin e shumtë të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”.

Reggae është “argëtuese, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”, njofton UNESCO. Ajo ka “depërtuar në të gjithë botën”, shtoi një zëdhënës i Xhamajkës.

Reggae u bë popullor në Shtetet e Bashkuara, por veçanërisht lulëzoi në Britani të Madhe, e cila ishte bërë shtëpi e shumë emigrantëve xhamajkien që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Xhamajka kishte aplikuar për përfshirjen e Reggae në listë këtë vit në një takim të agjencisë së OKB-së në ishullin e Mauritius.

Duke njoftuar vendimin, UNESCO (Organizata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara) tha se “kontributi i muzikës në diskursin ndërkombëtar mbi çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit nënvizon dinamikën e elementit si argëtues, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”.

Tradita të tjera kulturore që u përfshihen në këtë listë janë edhe një shkollë spanjolle në Vjenë, një ritual mongolian me ritëm të devotshëm dhe një kukull çeke. /Telegrafi/

Exit mobile version