Sipas raportimeve në Spanjë, të cituara nga Football 365, Adrien Rabiot tani është i hapur për t’u bashkuar me Manchester United pasi u refuzua nga Real Madridi.
Nëna e Rabiot, Veronique, e cila është gjithashtu agjente e tij, ishte në bisedime me Los Blancos, por Florentino Perez nuk është i interesuar për shërbimet e francezit.
Meqenëse kjo marrëveshje është jashtë planeve, Rabiot është i etur për të diskutuar një transferim te Man United – një klub me të cilin është lidhur për më shumë se një vit tani.
Rabiot është një lojtar i lirë që kur u largua nga Juventusi pas skadimit të kontratës së tij.
Megjithatë, Djajtë e Kuq ende nuk janë në bisedime për nënshkrimin e tij.
29-vjeçari po kërkon gjithashtu paga në prej 350,000 euro – të ngjashme me atë që fitojnë Casemiro dhe Jadon Sancho. /Telegrafi/