Dy policë që kujdeseshin për rend dhe ligj në ndërtesën e gjykatës në Nju Jork, ku po mbahej procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, janë vënë në qendër të vëmendjes.
Ata janë parë duke mos ia mbajtur fare derën e hapur Trumpit, nëpër të cilën kaloi dhe ishte i shoqëruar nga pjesëtarë të shumtë nga Shërbimi Sekret, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht titullit të ish-presidentit, atij nuk iu mbajt e hapur derisa po kalonte. Madje shumë thonë se ata pothuajse nuk e kishin vërejtur fare se kush po kalonte prapa tyre në ato momente.
Shumë janë tallur në llogari të Trumpit që i është dashur vetë ta hap derën, ku një përdorues i rrjeteve sociale shkroi se do të dëshironte t’ua paguante drekën policëve, e një tjetër do t’ju kishte ofruar nga një birrë.
Kishte edhe nga ata që besonin se për herë të parë policët bënë diçka “cool”, duke refuzuar t’ia mbajnë derën e hapur Trumpit. /Telegrafi/