Telegrafi

Refuzuan të paguajnë ushqimin, përleshje ndërmjet stafit të McDonald’s dhe konsumatorëve – përfshihet edhe sigurimi (Video)

Një grindje e menjëhershme ka shpërthyer në mes të stafit të McDonald’s dhe konsumatorëve ‘pasi dy burra refuzuan të paguajnë për ushqim’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike të incidentit, që ndodhi në një degë të McDonald’s në qendër të qytetit të Mançesterit, tregojnë dy klientë të padisiplinuar duke hedhur grushte në drejtim të një roje të fortë sigurie.

Fillimisht zënka thuhet të ketë filluar pasi konsumatorët nuk deshën të paguajnë ushqimin, por vetëm pak çaste më vonë, punëtorët e rojës së sigurisë së McDonald’s nxitojnë për ndihmë, me rreth pesë të tjerë që ndihmojnë për të nxjerrë konsumatorët konfrontues.

Një anëtar i stafit është parë madje duke ndjekur një nga burrat jashtë restorantit, përpara se ta godasë atë në rrugë. /Telegrafi/