Telegrafi

Refuzon ushqimin dhe pijet, por shikoni si reagon vogëlushja kur i ofrojnë verë (Video)

Rafael Aybar nga Bonao i Republikës Dominikane, e ka filmuar momentin kur vajza saj ka refuzuar gjithçka, por është gëzuar kur i kanë dhënë një gotë me verë.

Vogëlushes i japin qumësht në shishe, shpageta dhe cucllën mashtruese, por ajo bën me duar në shenj mohimi dhe lëshon zëra nga pakënaqësia, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo nisë të buzëqeshë dhe hapë sytë, kur i sjellin pranë gotën e qelqit me lëngun alkoolik. Megjithatë, fëmija nuk është lejuar të pijë asnjë gllënjkë, sepse i është hequr menjëherë nga tavolina.

“Bebe alkoolike”, ka shkruar babai saj në postimin në Facebook, i cili është parë shumë herë dhe ka marrë shumë pëlqime.

“Fillim i mbarë”, si dhe “kështu duhet të niset ngrënia e shujtave”, janë dy nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/