Një grua në Pakistan është arrestuar pasi ka sulmuar me acid një burrë, i cili ka refuzuar të martohet me të.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur që Momel Mai ishte në lidhje me Sadaqat Ali, por ajo ishte zemëruar, pasi që ai nuk ka dashur të martohet me të.
Mai ka deklaruar se ka reaguar në vetëmbrojtje, pasi që ishte sulmuar, ndërsa Ali është duke marrë trajtim në spital, pasi që 50 për qind e trupit të tij është djegur.
Qindra sulme me acid janë raportuar kohëve të fundit në Pakistan, por rrallë herë ka ndodhur që meshkujt të jenë viktima.
Mai kishte sulmuar të dashurin e saj në orët e hershme të mëngjesit, duke hedhur acid në të, bëjnë të ditur Policia Lokale.