Site icon Telegrafi

Refuzon të largohet nga shtëpia, informon miqtë live në Facebook për situatën pas uraganit Irma që po shkatërron gjithçka (Video)

Derisa uragani Irma është duke iu afruar me shpejtësi të madhe Floridës, në ishujt e Karaibeve dhe në Antilet e vogla kanë filluar të fryjnë erëra të forta.

Amerikani Bretr Fetterolf, i cili aktualisht jeton në ishullin më verior të Antileve të vogla, Angvilli, është duke transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook se si duket uragani që i ka detyruar banorët e asaj zone të strehohen në vende tjera, transmeton Telegrafi.

Fetterolf është duke i informuar miqtë dhe ndjekësit e tij, çdo minutë rreth situatës aktuale që është duke mbizotëruar në atë zonë.

Katër orë më parë kur filluan të fryjnë erërat e forta, ai ka shkruar se është ndërprerë energjia elektrike dhe se erërat e forta janë duke i goditur shtëpitë duke i shkundur.

Në videot e publikuara në profilin e tij në Facebook, mund të shihet se sa i fortë është uragani.

Fetterolf kishte shkuar në Angvil nga Baltimore me vetëm 20 dollarë në xhep, dhe me investimin dhe mundin e tij arriti të bëhet pronar i një kafiterie të njohur me emrin “Elvis’ Beach Bar”, në njërën nga plazhet më të bukura. /Telegrafi/

Exit mobile version