Ky është momenti rrëqethës kur një grua qëllohet për vdekje nga policët, pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre dhe filloi të gjuaj me revole në drejtim të tyre.
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Smithfield në Karolinën e Veriut, kanë filmuar momentin kur Tina Renee Medlin e cila duke tentuar t’i ikë policisë me veturë nëpër autostradë përplaset në drunj dhe nuk pranon të dorëzohet, ku si pasojë qëllohet për vdekje, transmeton Telegrafi.
50-vjeçarja shihet duke qëndruar e shtrirë në bari pranë veturës së saj të bardhë e cila ishte shkatërruar nga aksidenti, dhe në një moment ngritët në këmbë dhe ua drejton revolen.
Dhe derisa policia i kërkon të dorëzohet dhe të ulë revolen, ajo refuzon ta bëjë një gjë të tillë, dhe ky veprim i kushtoi me jetë.
Ajo menjëherë ishte dërguar me autoambulancë në spital, por tri ditë më vonë ndërroi jetë pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra. /Telegrafi/