Një gjyshe kineze është filmuar brenda trenit duke goditur vazhdimisht me shuplaka mbesën e saj, e cila refuzonte të vendoste maskë mbrojtëse në fytyrë.
Pamjet amatore të filmuar në metronë e Shangait, shfaqin gruan e veshur me të verdha duke e goditur fëmijën në fytyrë të paktën tre, derisa vogëlushja nuk mund të ndalte lotët, transmeton Telegrafi.
Ajo dëgjohet duke i bërtitur vajzës “mjaft ke qarë”, e pasagjerët i reaguan ashpër duke e pyetur se çfarë po i bën vogëlushes. Videoja është publikuar në Weibo nga gazetari Xuan Keijong që jeton dhe vepron në Shangai.
Videoja është bërë virale, ndërsa gjyshja që e rrihte mbesën besohet të ketë ndodhur për shkak të vogëlushja vazhdimisht kishte refuzuar të bartë maskën mbrojtëse në metro.
Kjo preventivë është ndërmarrë në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19, nga i cili janë prekur miliona njerëz. /Telegrafi/