Komisioni disiplinor ka filluar hetimet kundër katër policëve gjermanë, pasi që rrahën brutalisht një qytetar.
Pas një aksident trafiku që kishte ndodhur më 19 shkurt në Shtutgart, njëri nga pjesëmarrësit e aksidentit kishte ndezur një cigare për tu qetësuar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, atij i afrohet njëri nga policët të cilët po kryenin ekspertizën duke i kërkuar ta fikë cigaren.
Duke shpërfillur urdhrat e policit, në një moment polici i afrohet dhe fillon ta godas. Por, atij shpejt i bashkëngjiten edhe kolegët e tjerë, të cilët e përplasin për tokë dhe e grushtojnë fytyrës.
Videoja e rrahjes është shfaqur në internet, kurse policia ka filluar hetimet kundër katër policëve të cilët me veprimin e tyre kanë shokuar opinionin gjermanë. /Telegrafi/