Telegrafi

Refuzon ofertën për martesë, qëllohet për vdekje adoleshentja pakistaneze (Video, +16)

Një adoleshente nga Pakistani është vrarë në qytetin Faisalaband në mes të rrugës, pasi kishte refuzuar ofertën për martesë nga një mashkull.

Për vrasjen e saj dyshohet 18-vjeçari Mevish Arshat, ish-kolegu i saj që punon si rojtar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur vajza derisa ngjitej shkallëve sulmohet nga burri. Duket se ata fillimisht grinden dhe befasisht ajo rrëzohet në tokë kur qëllohet në bark.

Këto pamje janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse mediat lokale raportojnë se viktima po kthehej në shtëpi para se të qëllohej. /Telegrafi/