Site icon Telegrafi

Refuzojnë të zhvendosen, u mbetet automjeti në një copë dheu

Burri 60-vjeçar Qu Liming, ka refuzuar të zhvendos familjen nga shtëpia e tij në njërën prej kodrave, Megjithatë, punëtorët kanë filluar të gërmojnë rreth shtëpisë së tij.

“Biri im e ka sjellë automjetin para shtëpisë për të parandaluar buldozerët, por ata e kanë gërmuar tokën rreth tij dhe e kanë lënë në ishullin e izoluar”, ka than Qu i cili ka menduar se do të jetojë në atë shtëpi deri në fund të jetës së tij.

Automjeti i markës Chevrolet ka mbetur në një copë dheu 15 metra të lartë. Për të arritur në shtëpinë e tyre ata duhet të ngjiten në një kodër tjetër.

Exit mobile version