Ky është momenti rrëqethës kur një djalë 16-vjeç qëllon për vdekje organizatorin e garave me kuaj, i cili “kishte refuzuar t’ia kthejë borxhin” gjatë një festivali të organizuar nëpër rrugës e Meksikës.
Bernardo Cruz-Mendoza, 38-vjeç ishte pjesë e paradës “Our Lady of the Rosary” ku pjesëmarrësit mbajnë maska dhe defilojnë nëpër sheshin e qytetit Tlaxiaco, transmeton Telegrafi.
Një video amatore ka kapur momentin kur adoleshenti i afrohet me qetësi prapa shpinës, dhe ia drejton revolen në kokë me të cilën e godet disa herë.
Më pas ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, derisa masa në paradë të kapluar nga paniku fillojnë të bërtasin.
16-vjeçari identiteti i të cilit nuk është zbuluar për shkak të moshës, është arrestuar një ditë më pas së bashku me Rafael B.A., 25-vjeç që e kishte shoqëruar në ditën kur qëlloi për vdekje Cruz-Mendozan.
Që të dy janë shpallur fajtor për vrasjen e Bernardos, kurse ai ishte shpallur i vdekur në spital ku edhe ishte dërguar me urgjencë. Ai ishte vrarë në prezencë të qindra qytetarëve dhe familjarëve që kishin marrë pjesë në paradë. /Telegrafi/