Telegrafi

Refuzoi t’i tregojë se ku gjendej e ëma e saj, turku godet veturën e bijës dhe e qëllon 20 herë me revole

Një baba nga Turqia ka mbytur vajzën e tij duke ia përplasur veturën të cilën e nxori nga rruga, dhe më pas qëlloi për rreth 20 herë në kokë dhe trup, pasi ajo refuzoi t’i tregojë se ku gjendej ish-gruaja e tij.

Mustafa Ali Yilmaz, 69-vjeç, përplasi veturën e të bijës në Balikesir të Turqisë, që e nxori nga vetura duke i kërkuar që ta di se ku gjendej e ëma e saj, transmeton Telegrafi.

28-vjeçarja Gulnur Yilmas kishte refuzuar t’i përgjigjet babait, i cili e qëlloi dhjetëra herë. Gjithashtu është bërë e ditur se Gulnur po udhëtonte nga Balikesir në drejtim të Antalias, për t’u bërë gati për një provim së bashku me dy miq të saj.

E babai e kishte ndjekur nga pas, pasi i kishte instaluar një sistem navigimi në veturë që pasi e takoi ballë për ballë e goditi duke e nxjerrë nga rruga.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai nxori të bijën nga vetura duke i kërkuar që t’i tregojë se ku ishte e ëma e saj. E kur ajo refuzoi t’i tregojë, e qëlloi me 20 plumba, 11 prej tyre e goditën në kokë.

Ai ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por një ekip i policëve kishin arritur ta kapin dhe atë më revole në brez. Tani ai mund të përballet me burgim të përjetshëm për vrasje.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në Balikesir, Yilmaz ka deklaruar se mendërisht nuk është stabil.

E pretendimet e tij pritet t’i konfirmojë ose hedh poshtë ekipi i mjekëve që janë angazhuar me urdhër të gjykatës. /Telegrafi/