Një burrë i dënuar me burgim në Kentucky duke mos dashur që të rikthehet në burg, ia kishte drejtuar revolen një polici duke tentuar ta qëllojë gjatë një kontrolli rutinor.
Pamjet e filmuara nga kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaqin zyrtarin policor që është përfshirë në të shtënat që ishin fatale për Randall Lockaby, 57-vjeç, transmeton Telegrafi.
Lockaby ishte dënuar me burgim në Pennsylvania, dhe pas ishte ndalur për një kontroll rutinore në një autostradë, ai nxori revolen dhe ia drejtoi zyrtarit policor Sean Dooley.
Gjithçka ndodhi kur Lockaby refuzoi t’i kontrollohet mjeti me të cilin po udhëtonte, pasi brenda tij kishte disa armë dhe si ish-i burgosur do të mund sërish të përfundonte prapa grilave, pasi i ndalohet bartja e tyre.
Kështu kur iu kërkua të dalë jashtë, nxori revolen dhe ia drejtoi policit që reagoi në vetëmbrojtje duke shtënë. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, janë shkrepur mbi pesë plumba.
E pasi u konstatua vdekja e Lockaby, policia ka kryer një kontroll të detajuar të veturës së tij, ku përpos armës me të cilën shtiu – ata i gjetën edhe disa tjerë brenda mjetit. /Telegrafi/