Telegrafi

Refuzoi të shkonte në shkollë dhe thyente gjësende në strehimore, policia në Teksas e godet me elektroshok adoleshentin

Kamera e vendosur në uniformën e një zyrtari policor në Teksas, shfaq momentin kur një emigrant 16-vjeç goditet me elektroshok nga sherifi dhe quhet vazhdimisht “El Stupido”, derisa po prangosej në një strehimore për fëmijë.

Videoja është filmuar brenda strehimores Key Casa Blanca në San Antonio gjatë majit të vitit të kaluar, ku zyra e sherifit ishte telefonuar pasi në strehimore një adoleshent nuk dëshironte të shkonte në shkollë, dhe kishte thyer disa gjësende dhe shfaqte agresivitet, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti është arrestuar dhe tani me të po merren organet kompetente, e pamjet arrestimit të tij janë publikuar nga zyra e sherifit, pasi ishte raportuar se është përdorur forcë e tepruar dhe elektroshok.

Megjithatë ai kishte rezistuar dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë, duke tentuar të arratiset dhe t’i shmanget prangave. /Telegrafi/