Telegrafi

Refuzoi të paguante për rregullimin e vetullave, punonjësja e sallonit të ondulimit në New York rrah brutalisht klienten (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur punonjësja e sallonit të ondulmit rrah brutalisht me një kliente – të cilën e godet me fshesë në kokë, pasi kishte refuzuar të paguaj për “rregullimin” e vetullave.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq punonjëset që kishin rrethuar klienten në një sallon ondulimi në Brooklyn të New York-ut, të cilën vazhdimisht e godisnin, transmeton Telegrafi.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, punonjëset filluan ta sulmojnë edhe një kolege të tyren e cila po ndihmonte gjyshen e saj të largohet nga lokali që t’i shpëtoj ndonjë grushti.

“Kjo është gjyshja ime, ju lutem ndaluni”, dëgjohet duke u bërtitur kolegeve një vajzë e re, që gjithashtu apelonte tek të tjerët që t’i telefonojnë policisë.