Eddy Barby dhe Dan Herrison ishin angazhuar nga pronari i një shtëpie në Hull të Yorkshire, për të larguar disa mbeturina të forta.
Por, ai e kishte mbingarkuar kontejnerin dhe refuzonte të paguante ndryshimin, megjithëse i dhanë tri javë kohë, transmeton Telegrafi.
“Kontejneri ishte i mbushur me masën prej 15 tonelatash, që është shumë e rëndë dhe nuk më lejohet. Në fund të ditës, ka të bëjë me licencën time” ka shkruar Barby.
Videoja ku shihet teksa i hakmerren duke ia mbushur oborrin me mbeturina, është postuar në Facebook, ku u shpërnda me shpejtësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/SPFhzlhsAtw