Telegrafi

Refuzoi ta mbulon kokën me hixhab, iraniani e kërcënoi gruan në rrugë me bombolë të gazit lotsjellës (Video)

Një burrë në Iran është filmuar duke kërcënuar një grua se do t’ia fut në gojë bombolën e gazit lotsjellës, nëse nuk pranon ta mbulojë kokën me hixhab.

Në video mund të shihet se si një burrë i afrohet një gruaje dhe vazhdimisht ia tregon bombolën e gazit lotsjellës, derisa disa tjerë mundoheshin ta ndalonin, transmeton Telegrafi.

Por, duket se kjo grua nuk i frikësohej pasi e pyet se çfarë e ka ndërmend të bëjë me bombolën e gazit lotsjellës, ndërsa burri menjëherë i përgjigjet: “do ta fus në gojë, dhe të siguroj se nuk do të mund të flasësh për dy ditë”.

Për fat të mirë gjithçka përfundon si është më së miri, kurse burri që kërcënonte gruan pa hixhab në kokë largohet nga vendi i ngjarjes me veturë.

Nuk dihet saktë lokacioni ku ka ndodhur në Iran, por është ngarkuar në Twitter nga Masih Alinejad që ka nisur fushatën “Të mërkurat e bardha dhe liria”.

Me këtë fushatë synohen të luftohen ligjet që janë në fuqi në këtë vend, me të cilat femrat detyrohen të mbulojnë kokën me hixhab. /Telegrafi/