Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformën e policisë, shfaqin momentin kur dy policë qëllojnë për vdekje të evakuuarin e uraganit Irma në Karolinë të Veriut, 76-vjeçarin që refuzoi ta hedh në tokë revolen.
Pamjet janë filmuar në shtator të vitit të kaluar, dhe shfaqin policët Michael Joseph, 32-vjeç, dhe Travis Watts, 27, të cilët mundohen ta lokalizojnë Joseph Cook brenda spitalit, transmeton Telegrafi.
Sapo e gjetën Cook-un, që ishte pacient i spitalit, njëri nga policët dëgjohet duke bërtitur: “Zotëri, më tregoni duart, më lejoni të shoh duart tuaja”.
Pamjet e filmuara nga kamera e Josephit, shfaqin Watts duke mbajtur para vetes një mburojë të çeliktë dhe duke qëlluar disa herë në sportelin e infermiereve.
Cook, trupi i të cilit nuk shihet deri në fund të videos, ishte qëlluar tetë herë nga policia. “Zotëri, hidheni në tokë revolen”, dëgjohet polici duke bërtitur pasi Cook po qëndronte në tokë. /Telegrafi/