Telegrafi

“Refuzoi ofertë prej 10 milionë eurosh nga Kina”

Vicente del Bosque javë më parë ka dhënë dorëheqje prej kombëtares spanjolle.

Por, ofertat për të marrë drejtimin e ndonjë ekip nuk kanë të ndalur për spanjollin.

Ai ka bërë të ditur se është kontaktuar prej një skuadre kineze, të cilën nuk ka dashur ta zbulojë për mediat spanjolle.

“Mund t’ua konfirmoj që kam marrë një ofertë prej 10 milionë eurosh nga Kina, por jam i pasigurt për të ardhmen time”.

“Dhe që të jem i sinqertë, nuk i kam kushtuar shumë vëmendje”, tha Bosque. /Telegrafi/