Frenkie de Jong gjatë javës së kaluar është prezantuar te skuadra katalunase e Barcelonës.
Holandezi ka kaluar në radhët e klubit spanjoll nga Ajaxi, i cili me këtë rast ka përfituar rreth 75 milionë euro.
Futbollisti ka treguar se ka zgjedhur që të veshë fanellën me numër 21, megjithëse ia kishin ofruar numrin që e kishte bart Johan Cryuff, do të thotë numrin 14-të.
https://twitter.com/ajaxtimes/status/1148290219369742338
Lojtari ka disa arsye se pse e përzgjedh këtë numër ta bart në klubet ku shkon si dhe në kombëtaren e Holandës.
“Pse numri 21? Ndihem rehat me atë numër. Gjyshi im vdiq në ditëlindjen time të 21-të. Padyshim se është gjithashtu një lloj kujtim dhe nderimi. Ai ishte një tifoz i madh i futbollit”, pohoi futbollisti nga Amsterdami.
Ndryshe, Alena ka pranuar që këtë numër t’ia jap bashkëlojtarë ani pse sezonin e kaluar e kishte veshur spanjolli. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBarcelonaFl/status/1147732562292432896