Site icon Telegrafi

Refuzoi një kontratë në Evropë për skuadrën e NBA-së, por befasohet pas një ore prej klubit amerikan (Video)

E pabesueshme se çfarë i ka ndodhur Dionte Christmas, basketbollistit 30-vjeçar të NBA-së.

Basketbollisti me përvojë ka shkëputur kontratën me skuadrën greke të Kymit, por më pas i ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme.

Ai zgjodhi të kthehet në shtëpi dhe në NBA, ku nënshkroi një kontratë njëvjeçare, por pas një ore ai morri një telefonatë shokuese, përkatësisht ishte në mesin e pesë lojtarëve të larguara pasi që trajneri nuk llogaritet këtë sezon në shërbimet e tij, transmeton Telegrafi

Christmas në sezonin 2012/13 ka luajtur për CSKA e Moskës në EuroLeague, ndërsa një vit më vonë debutoi në NBA, ku ka luajtur 31 ndeshje për Phoenix Suns.

Por, për rikthimin në ligën më të mirë të botës do të duhet të presë edhe për një kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version