Telegrafi

I refuzohet rimbursimi, shihni çfarë bëri në një dyqan të Apple (Video)

Një francez është arrestuar pasi ishte futur në një dyqan të Apple dhe kishte thyer një sasi të iPhone-ve me anë të një “topi të fortë”.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke e përdorur topin, me anë të së cilit, përveç telefonave, kishte thyer edhe një laptop, përcjell Telegrafi.

I veshur me syze të errëta dhe një dorezë të bardhë, ai ishte futur në një dyqan në qendrën tregtare Toison d’Or në Dijon.

Ai është arrestuar derisa ka dashur të ikte nga rojet e sigurisë.

Sipas tij, Apple “shkel të drejtat e konsumatorëve”, dhe pretendon se i është refuzuar një rimbursim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GSLbzf45DIk