Site icon Telegrafi

Kelmendi: S’ka draft-rezolutë për Thaçin, PDK dhe LDK refuzuan të ndërpresin bisedimet me Serbinë

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka bërë të ditur në seancën e sotme se ai ka tërhequr rezolutën e cila kërkon lirimin e Nehat Thaçit.

Kjo pasi që sipas tij, rezoluta e iniciuar nga ai, nuk ka marrë mbështetjen e partive të koalicionit qeverisës.

“Përveç deputetëve të partive opozitare dhe deputetit Shaip Muja dhe timin, kjo rezolutë nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të partive të koalicionit qeverisës”, ka thënë Kelmendi.

Nehat Thaçi, drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës, ishte arrestuar ditë më parë në Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version