Me 59 vota “kundër” dhe 25 “pro” deputetët hodhën poshtë propozimin për amnisti të personave të akuzuar, dyshuar dhe dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ky propozim-ligj u dorëzuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, ndërsa më herët edhe qeveria dha mendim negativ për këtë propozim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së Nevenka Stamenkomvska nga OBRM-PDUKM, tha se ligji për amnisti i përfshin të gjithë të dyshuarit, akuzuarit dhe dënuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend./Telegrafi/