Telegrafi

Refuzohet padia e Apple kundër Motorolas

Me këtë i është dhënë një goditje e madhe ofensivës juridike të Apple mbi tërë ekosistemin e pajisjeve të bazuara mbi Android. Në të vërtetë, Apple bëri ankesë pranë ITC-së kundër Motorolas në tetorin e vitit 2010, si dhe parashtroi dy padi në gjykatë. Në padinë e vet Apple akuzoi Motorolan se në pajisjet e veta Droid, Droid 2, Droid X dhe një varg tjetër të telefonave “të mençur” dhe softuerin e ndërlidhur shkel disa patenta të tij. Pas padisë së Apple Motorola ngriti padi të ngjashme duke theksuar se Apple shkel 18 patenta të saj në pajisjet e veta mobile.

Vendimi i ITC-së është ende preliminar dhe duhet miratuar nga një komision tjetër gjashtë-anëtarësh, por përfaqësuesit e Motorolas qysh tani kanë publikuar se janë të kënaqur me këtë vendim, derisa Apple ka refuzuar të komentoj. /Telegrafi/