Tanguy Ndombele është njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.
Francezi ka shkëlqyer me fanellën e Lyonit në dy edicionet e fundit dhe është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester City, Real Madrid, Juventus, Chelsea e Manchester United janë skuadrat e interesuara për francezin.
Juventus ka qenë skuadra që ka këmbëngulur më së shumti për lojtarin dhe tani ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare.
Tutto Mercato WEB ka raportuar se oferta e parë e kampionit në fuqi të Italisë në drejtim të Lyonit për Ndombelen është refuzuar.
Zonja e Vjetër kishte ofruar 50 milionë euro për lojtarin, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga klubi francez.
Lyon po synon të përfitojë së paku 70 milionë euro nga shitja e 22-vjeçarit.
Reprezentuesi i Francës këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/