Site icon Telegrafi

Refuzohet oferta e parë e United për Branthwaite, Evertoni kërkon 45 milionë euro më shumë

Manchester United ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e mbrojtësit anglez Jarrad Branthwaite.

Djajtë e Kuq kanë ofruar 35 milionë euro për transferimin e anglezit në Old Traford, ofertë që është refuzuar menjëherë nga Evertoni.

‘The Toffees’ kanë vendosur një çmim prej më shumë se 80 milionë euro për lojtarin, një shifër që deri më tani është dëshmuar të jetë një pikë pengese në negociata.

Lexo po ashtu Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Djajtë e Kuq e kanë në listën e dëshirave mbrojtësin anglez, por oferta e tyre dhe kërkesa e Evertonit kanë dallim jashtëzakonisht të madh.

20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e United për potencialin dhe aftësitë e tij në mbrojtje, karakteristika që i përshtaten profilit që klubi kërkon të forcojë repartin defensivë për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht interesimit serioz nga Djajtë e Kuq, çmimi i kërkuar nga Evertoni i kalon pritshmëritë fillestare të United për lojtarin anglez.

Lexo po ashtu Jarrad Branthwaite mes Ligës Premier dhe La Ligas, katër top klube e duan transferimin e tij

Drejtuesit e United pritet të ulen sërish në bisedime me Evertonin për çmimin e lojtarit, edhe pse duket shumë e vështirë që skuadra bardhekaltër të ulë kërkesat e tyre.

Interesim për shërbimet e Branthwaite kanë shfaqur edhe dy top klubet tjera angleze si Chelsea dhe Man City, por kërkesat e Evertonit janë shumë të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version