Telegrafi

Refuzohet oferta e parë e Atleticos për Hysajn

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Atletico Madrid po kërkon me ngulm transferimin e futbollistit shqiptar, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i djathtë ka paralajmëruar largimin nga Napoli gjatë këtij afati kalimtar veror.

Hysaj ditë më parë ka njoftuar se do të largohet nga klubi i tij aktual dhe se dëshiron një skuadër të re.

Gjiganti spanjoll Atletico Madrid ka kohë që interesohet, derisa ka bërë ofertën e parë zyrtare.

Elseid Hysaj. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Los Colchoneros, kanë ofruar 15 milionë euro si dhe pesë të tjera bonuse, por kjo ofertë është refuzuar nga Napoli.

Napolitanët po kërkojnë 30 milionë për ta lënë të lirë reprezentuesin shqiptar.

Gjithsesi në garë për mbrojtësin shkodran mbetet edhe kampioni i Italisë, Juventus. /Telegrafi/