Telegrafi

Refuzohet oferta e Napolit për Carvalhon

Portugezi 34-vjeçar nuk ka pasur shumë hapësira te Los Blancos dhe është pritur largimi i tij, mirëpo Jose Mourinho ka ndërruar mendje.

Duke qenë se mbrojtja e Realit nuk po funksionon si duhet dhe ka probleme me suspendime dhe lëndime, trajneri i klubit ka vendosur ta mbajë futbollistin me përvojë.

Carvalho kaloi te Reali në vitin 2010, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Porto dhe Chelsea. /Telegrafi/