Manchester City ka dështuar të transferojë mesfushorin spanjoll Nico Gonzalez nga Porto.
Sipas mediumit portugez O Jogo, Manchester City ofroi 50 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar spanjoll Nico Gonzalez, por FC Porto e refuzoi ofertën.
Pavarësisht kësaj, Gonzalez ende mund të largohet para mbylljes së afatit kalimtar.
Edhe pse i përfshirë në skuadrën për ndeshjen e së hënës kundër Rio Ave, lojtari është i emocionuar nga perspektiva për të luajtur në Angli nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Megjithatë, Porto do të ketë nevojë për një ofertë më të lartë për të bindur Andre Villas-Boas.
Gonzalez ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe Porto po i reziston lëvizjes. Barcelona ka të drejtë në 40% të çdo fitimi mbi 8.4 milionë euro, megjithëse Porto mund ta zvogëlojë këtë në 20% duke i paguar 6 milionë euro Barcelonës.
Për më tepër, agjenti Jorge Mendes ka të drejtë për një komision prej 10%. /Telegrafi/