Site icon Telegrafi

Refuzohet kërkesa për paraburgim për Koçan dhe Aviroviq

Gjyqi Penal në Shkup dje ka marrë në pyetje dy nga Prokuroria Speciale Publike në rastin ”Trust” (Besimi). Bëhet fjalë për personat Sead Koçan dhe Vasilije Aviroviq, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjyqi Penal ka dhënë vendim që Aviroviq të ndalojë të gjithë kontaktet me personat e përmendur në lëndë ndërsa për personin tjetër Sead Koçan, si udhëheqës i kompanisë ‘Trasmet’ ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Që të dy kanë mundësi që brenda 24 orëve të shfaqin fakte si ankesë për këto dy vendime. /Telegrafi/

Exit mobile version